Është shpallur aktgjykimi kundër të pandehurit F.M për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Është shpallur aktgjykimi kundër të pandehurit  F.M për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste

Prishtinë, 18 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.M për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari F.M është shpallur fajtor për veprën penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 134 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet 30 (tridhjetë) ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa në dënimin e shqiptuar të akuzuarit  i llogaritet koha e qëndrimit në paraburgim prej datës 20.10.2020.

Gjykata pas shpalljes së aktgjykimit në bazë të nenit 367 par.3 të KPPRK-së ka vazhduar paraburgimin deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim, pasi që janë plotësuar kushtet në bazë të nenit 187 par.1 nënpar.1.2, pika 1.2.3, pasi që pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat me të cilat është kryer vepra penale, sjellja e tij e mëparshme ku i akuzuari ndiqet penalisht edhe për disa vepra tjera dhe është i dënuar me një aktgjykim të formës së prerë, rrethana këto që tregojnë edhe karakteristikat e tij personale që ekziston rreziku se i njëjti mund të përsërisë vepër penale ose të kryej veprën penale për të cilën është kanosur se do ta bëjë.

I akuzuari F.M me datë 19.10.2020 rreth orës 23:00 përmes rrjetit social “Facebook” në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje kishte postuar thirrje përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë Q.G.

I dëmtuari Q.G për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt juridiko – civil.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.