Mbahet takim nga Trupa Emergjente e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Mbahet takim nga Trupa Emergjente e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Trupa Emergjente e Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot ka mbajtur një takim për ta analizuar gjendjen e fundit të krijuar në gjykatë dhe degët e saj, si pasojë e pandemisë COVID 19.

Kjo trupë përbëhet nga kryetarja e gjykatës dhe gjyqtarët përgjegjës të degëve të gjykatës në Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas.

Në takim është vlerësuar se gjendja në gjykatë, përfshirë edhe degët është rënduar, duke pas parasysh numrin në rritje të stafit të konfirmuar pozitiv me virusin COVID 19, po ashtu u  kërkua që krahas aktivitetit të punës së gjykatës me përpikëri të zbatohen masat mbrojtëse të shpallura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.