Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit M.Z për veprën penale dhunë në familje

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit M.Z  për veprën penale dhunë në familje

Prishtinë, 17 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  M.Z  për shkak se i njëjti  ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248  par.3 nënpar.3.2 ë KPRK-së. Gjykata të pandehurit M.Z i ka caktuar masën e…

Prishtinë, 17 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  M.Z  për shkak se i njëjti  ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 

par.3 nënpar.3.2 ë KPRK-së.

Gjykata të pandehurit M.Z i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të mbahet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa ti bëhet ekzaminimi psikiatrik nga data 13.11.2020 deri me datë 12.12.2020,pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 lidhur me nenin 509 par 1 nën par. 1.1, 1.2 dhe 1.3 të KPPK-së.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri  M.Z  në liri mund të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarat ku mund t’ju rrezikojë jetën apo shëndetin e tyre dhe ekziston rreziku se mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale.

I pandehuri M.Z për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarat – nënën dhe motrën e tij,  kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në vazhdimësi  ndaj të tyre dhe si pasojë e këtyre veprimeve iu kishte shkaktuar lëndime trupore, ndjenjën e frikës dhe ankthit dhe të pasigurisë për jetë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.