Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Gjykata ka  shpallur  aktgjykimin  kundër  dy  të  akuzuarve

Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër  të akuzuarve RR.H dhe K.R. I akuzuari RR.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, e nëntë  (9) muaj për veprën penale Mashtrimit të…

Prishtinë, 26 shkurt 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër  të akuzuarve RR.H dhe K.R.

I akuzuari RR.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite, e nëntë  (9) muaj për veprën penale Mashtrimit të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

I akuzuari K.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3  (tri ) viteve për veprën penale Mashtrimit të paraparë me neni 261 par.2 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 23 te KPK-së.

Të akuzuarve RR.H dhe K.R në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 30.05.2019  deri më datë 26.02.2020.

Të akuzuarit RR.H dhe K.R  janë akuzuar nga Prokuroria pasi që në periudhën kohore prej datës 30 dhjetor 2011 deri me datë 24 korrik 2012 në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit F.D. të akuzuarit RR.H dhe K.R së bashku me të pandehurin E.L, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes se rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e kishin vënë në lajthim të dëmtuarin F.D me ç ‘rast kishin arritur të marrin nga i dëmtuari shumën e përgjithshme të të hollave prej 290,810.00 euro duke i shkaktuar dëme materiale.

I dëmtuari F.D. për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontestin e rregullt civilo-juridik.

Palët kanë  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.