Caktohet masa e paraburgimit kundër pesë të pandehurve

Caktohet masa e paraburgimit kundër pesë të pandehurve

Prishtinë, 24 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.A. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale Vrasje në tentativë nga neni…

Prishtinë, 24 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.A. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së dhe kundër të pandehurve B.A., B.K., M.R. dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 të KPRK-së dhe Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve S.A, B.A. B.K. M.R. dhe R.K. i’u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 22.07.2019 në Lipjan, pas mosmarrëveshjes paraprake që kanë pasur nga njëra anë i pandehuri B.A. dhe S. A. me N.N. personat dhe nga ana tjetër të pandehurit B.K, R.K. dhe M.R. me N.N. personat, janë takuar dhe kishin filluar sulmin fizik mes vete duke përdorur mjete të forta. I pandehuri S.A. kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë dy fishekë në ajër e pastaj kishte shtënë në drejtim të të pandehurve B.K., R.K. dhe M.R. dhe N.N. personave duke e goditur të pandehurin B.K. në pjesën e poshtme të këmbës së majtë dhe të pandehurin M.R. në dorën e djathtë, ku i njëjti ka pësuar edhe plagë në pjesën e barkut. Mes të pandehurve kishte vazhduar rrahja me ç ’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2  pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit. 

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.