KOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË – Departamenti për Krimeve të Rënda, duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore – Departamenti për krime të rënda, për caktimin e masës Arrest shtëpiak kundër të pandehurit I. K dhe caktimin e masës Paraqitje në stacion policor kundër të pandehurit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit, secili veç e veç kanë kryer veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK, dhe veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK, ndërsa kundër te pandehurës SH.P për caktimin masës Arrest shtëpiak, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK, dhe veprën penale Sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par.1 të KPK, pas mbajtjes së seancës së dëgjimit, në të cilën kanë marrë pjesë prokurori i shtetit dhe të pandehurit me mbrojtësit e tyre, të njëjtën ditë me datë 27.02.2016 mori këtë vendim :

Kundër të pandehurit I.K shqiptohet masa e arrestit shtëpiak e cila do te llogaritet që nga data e ndalimit të tij, gjegjësisht prej datës 26.02.2016, deri me datën 26.03.2016,  në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

 

Kundër të pandehurit B.M shqiptohet masa e paraqitjes në stacionin policor e cila do të llogaritet në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke filluar që nga data 26.02.2016, deri me datën 26.03.2016.

 

Kundër të pandehurës SH.P Arsim Krasniqi shqiptohet masa e arrestit shtëpiak e cila llogaritet që nga data e arrestimit të saj, gjegjësisht prej datës 26.02.2016, deri me datën 26.03.2016,  në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

 

Ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK, veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 409 par.1 të KPK , veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK, dhe veprën penale  Sulmi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 par.1 të KPK.