Njoftim nga Gjykata Themelore në Prishtinë me qëllimit të informimit të drejtë të opinionit

Njoftim nga Gjykata Themelore në Prishtinë me qëllimit të informimit të drejtë të opinionit

Lidhur me procedurat penale që janë duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinë sipas aktakuzave të ushtruara nga prokuroria kompetente kundër disa të akuzuarve që janë edhe deputet apo aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, dhe me qellim të informimit të drejtë të opinionit kjo gjykatë njofton për sa vijon:

Për datën 15.02.2016 me fillim në ora 9,00 ka qenë e caktuar seanca në çështjen penale PKR.nr.717/15 ndaj tani të akuzuarve: 1.Albin Kurti,2.Albulena Haxhiu,3. Donika Kada Bujupi,dhe 4.Faton Topalli. Në kohën e caktuar janë lajmëruar  Albulena Haxhiu, Donika Kada Bujupi dhe Faton Topalli. Ka munguar i akuzuari Albin Kurti. Gjyqtari i çështjes ka prit edhe paraqitjen e të akuzuarit Albin Kurti. Pavarësisht se me ligj nuk precizohet se sa kohë pret gjykata që të paraqitet një i akuzuar sipas ftesës, në rastet kur një i akuzuar nuk paraqitet me kohë në gjykatë, praktikohet që gjykata të pres për një kohë por jo gjatë. Në rastin konkret gjyqtari i çështjes në ora 9,15 është paraqit në sallën e  gjykimit me qellim që të vazhdoi me veprimet procedurale, dhe krejt çka ka mund të konstatoi ishte se edhe të akuzuarit që me kohë ishin lajmëruar në gjykatë të njëjtit pa lejen e gjykatës kanë dal nga salla e gjykimit dhe më nuk janë kthyer.

                Në rastet kur gjykata i dërgon ftesë një personi ( qoftë i akuzuar apo edhe në ndonjë çështje tjetër )  cakton kohën kur ky person ( i akuzuar, paditës, i paditur apo edhe i dëmtuar) duhet të paraqitet në gjykatë por jo edhe kohën kur do të largohet nga gjykata. Koha e largimit të një personi të ftuar nga gjykata varet prej  veprimeve procedurale të gjykatës, dhe për këtë vendos gjyqtari i çështjes.

            Kjo sjellje e të akuzuarve, kur pa lejen e gjykatës kanë dal nga salla e gjykimit dhe më nuk janë kthyer  konsiderohet si tentim për ti ik prezencës në seancë.

            Në këto raste gjykata merr  vendim për shtyrje të seancës dhe urdhëron sjelljen e të akuzuarve me detyrim në gjykatë-veprim që është ndërmarrë nga gjyqtari, ashtu që seanca është shtyrë për datën  23.02.2016 në ora 9,00 dhe është urdhëruar sjellja me detyrim.

                Sa u përket   personave të ndaluar në datën 15.02.2016  kjo gjykatë sqaron se është fjala për një çështje penale  nga viti 2009 ku  janë të përfshirë 27 të akuzuar. Për arsye se prej 27 të akuzuarve në gjykatë zakonisht –në çdo seancë të caktuar kanë munguar më shumë se 20 prej tyre, dhe për faktin se në çështjet penale ka edhe parashkrim të ndjekjes penale, gjykata ka qenë e detyruar që të caktoi seancën   dhe të procedoi.  Në seancën e  datës   09.02.2016  nuk janë paraqitur 24 të akuzuar edhe pse gjykata me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale që ata të ftohen në mënyrë të rregullt.

                Prandaj, për shkak se këta 24 të akuzuar nuk ishin paraqitur në gjykatë, dhe në pa mundësi që prezenca e të njëjtëve të sigurohet në mënyrë tjetër, gjykata në datën  09.02.2016 ka vendos që  ndaj të njëjtëve të caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve ( që llogaritet nga dita e ndalimit) dhe kështu të sigurohet prezenca e tyre  në shqyrtimin gjyqësor.

                Gjykata Themelore në Prishtinë, sikurse çdo gjykatë tjetër, në procedimin e çështjeve nuk guxon të niset nga ajo se një i akuzuar prej nga vjen, cilën pozitë e mban dhe cili është mendimi apo veprimi i tij apo sajë politik. Para gjykatës të gjithë janë të barabartë.