Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër personave

Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër personave

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve A.K ,M.T ,B.I dhe XH.S për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale Kontrabandim me migrantë nga neni 170 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe vendosi që ndaj të njëjtëve të caktoi PARABURGIMIN në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit A.K i caktohet PARABURGIMI duke filluar nga data  01.02.2016 deri me datë 01.03.2016, ndërsa kundër të pandehurve M.T, B.I dhe XH.S duke filluar nga data  02.02.2016 deri me datë 02.03.2016 për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se këta të pandehur në bashkëkryerje  kanë kryer veprën penale  Kontrabandim me migrantë  nga neni 170  par .1 lidhurme nenin 31 të KPRK-së .

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.K , në bashkëkryerje me të pandehurit M.T, B.I dhe Xh. S me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë pasurore kanë bërë kontrabandimin e migrantëve ,në atë mënyrë që me datë 01.02.2016 rreth orës 22.00  në Aeroportin e Prishtinës, nga Stambolli kanë arritur 8 shtetas turq të cilët në bazë të ligjit për të huaj nuk i kanë plotësuar kushtet për të hyrë në Kosovë dhe qëllimi i tyre ishte shkuarja në shtetet e BE-së përmes Kosovës dhe Shqipërisë .Të pandehurit janë marr vesh dhe paraprakisht janë takuar në Kosovë, për ti marrë shtetasit nga Turqia, pastaj ti dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit nga Kosova A.K dhe pastaj në mëngjes t’ia dorëzon të pandehurve nga Shqipëria dhe për këtë shërbim janë marrë vesh që nga i pandehuri M.T ,i pandehuri A.K të përfitojë nga 50 euro për person dhe atë gjithsej 400 euro. Gjatë patrullimit të policisë së aeroportit të Prishtinës rreth orës 05.00 me datë 02.02.2016 janë hasur veturat e tyre dhe janë ndaluar nga policia .

Arsyet për caktimin e paraburgimit qëndrojnë sipas dispozitave të nenit 165 pikat 2.5.1 , 2.5.3 të KPPK-së ,duke marrë parasysh se tre të pandehur janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe nëse të njëjtit lihen në liri ose iu caktohet ndonjë masë më e butë të njëjtit mund të arratisen ose të përsërisin veprën penale të njëjtë apo të ngjashme penale.