Caktohet masa e paraburgimit kundër dy të pandehurve për veprën penale trafikim me njerëz

Caktohet masa e paraburgimit kundër dy të pandehurve për veprën penale trafikim me njerëz

Prishtinë, 20 gusht 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S. dhe A.R. për shkak të veprës penale Trafikimi me njerëz  nga neni 165 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe A.R. iuka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç…

Prishtinë, 20 gusht 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S. dhe A.R. për shkak të veprës penale Trafikimi me njerëz  nga neni 165 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve A.S. dhe A.R. iuka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.1. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.Gjykata gjeti se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, ngase ekzistojnë rrethana se nëse lejohen të pandehurit të mbrohen në liri mund të asgjësojnë, fshehin provat e veprës penale, e po ashtu duke e ditur të kaluarën kriminale tregojnë se të pandehurit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në tëdëmtuarën e mitur, po ashtu mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale trafikimi i një të miture, shfrytëzimi i të miturës për shkak të rrethanave të vështira sociale,  sjellja e mëparshme e të pandehurve të cilët dyshohen për një mori veprash penale të llojeve dhe natyrave të ndryshme, tregojnë rrezikun se nëse lihen në liri të pandehurit mund të përsëritin veprat penale të natyrës së njëjtë apo të ngjashme.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën eApelit të Kosovës.