Kryetarja Bytyçi takon përfaqësues nga Policia e Kosovës

Kryetarja Bytyçi takon përfaqësues nga Policia e Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka pritur në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Drejtorin e Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës Afrim Ahmeti. Të pranishëm në takim ishin edhe gjyqtarët nga Departamenti Special dhe Departamenti për Krime të Rënda. Kryetarja Bytyçi i ka njoftuar…

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka pritur në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Drejtorin e Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës Afrim Ahmeti. Të pranishëm në takim ishin edhe gjyqtarët nga Departamenti Special dhe Departamenti për Krime të Rënda.

Kryetarja Bytyçi i ka njoftuar të pranishmit lidhur me funksionalizimin e Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu falënderim të veçantë i bëri Drejtorit të Policisë së Kosovës për bashkëpunimin e mirëfilltë me Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në anën tjetër edhe Drejtori Qalaj theksoi se bashkëpunimi është duke vazhduar dhe po ashtu premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që të rritet siguria në Gjykatë.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe çështje të ndryshme që ndërlidhen me punën e Gjykatës e në veçanti me sigurinë e Pallatit të Drejtësisë.