Caktohet masa e sigurisë kundër të pandehurit N.L.

Caktohet masa e sigurisë kundër të pandehurit N.L.

Prishtinë, 01 gusht 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.L. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale në bashkëkryerje Mashtrimi nga neni 323 par.2 të KPRK-së dhe Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit N.L. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.  

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.L. nga viti 2018 e deri me datën e arrestimit në muajin korrik të këtij viti, në vazhdimësi ka kryer veprat penale që i vihen në barrë duke përpiluar dokumente të falsifikuara në mënyrë që të përfitojë materialisht dhe duke ua siguruar këto  dokumente klientëve të ndryshëm të cilët për këto shërbime kanë  paguar shuma në vlera të ndryshme duke filluar nga 500 deri në 2000 euro.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2,  pika 1.2.1., 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së për caktimin e masës së paraburgimit.  

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.