Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Gjykata ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve

Prishtinë, 30 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve S.LL. dhe F.LL. për veprat penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.5 dhe nën par. 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.LL. për veprën penale Vrasja e…

Prishtinë, 30 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve S.LL. dhe F.LL. për veprat penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.5 dhe nën par. 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.LL. për veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.5 dhe nën par. 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-sëështë shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg nëkohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjetë) vitesh, ndërsa për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së është liruar nga akuza.

I akuzuari F.LL. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 tëKPRK-së është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vitesh e 6 (gjashtë) muaj, ndërsa për veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 179 par.1 nënpar.1.5 dhe nën par. 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-së është liruar nga akuza.

Të pandehurit në vitin 2016 pas marrëveshjes paraprake me personat NN, me dashje që të privojnë nga jeta tani të ndjerin F.B. për shkak të konflikteve të mëhershme, në atë mënyrë  deri sa i ndjeri F.B. ishte në veturë, të pandehurit i kishin dalë në pritë dhe bashkë me personat NN kishin shtënë në drejtim të veturës tjetër ku ndodhej F.B., me ç’rast kishin qëlluar me armë të dëmtuarin dhe pasi i njëjti kishte arritur në atë gjendje të dalë nga vetura, të pandehurit S.LL. dhe F.LL. e kishin ndjekur pas duke shtënë në drejtim të tij dhe bashkë me personat NN ekishin goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda të cilave nuk i’u ka mbijetuar. 

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil. 

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.