Kryetarja Bytyçi takon gjyqtarët e Departamentit Administrativ

Kryetarja Bytyçi takon gjyqtarët e Departamentit Administrativ

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarët nga Departamenti për Çështje Administrative për të diskutuar raportin e punës së gjyqtarëve në këtë departament.

Po ashtu, Kryetarja Bytyçi gjatë takimit i ka njoftuar gjyqtarët se në fokus do të ketë rritjen e transparencës përmes publikimit të akgjykimeve të plotfuqishme në web faqen e Gjykatës.

Ndër të tjera, është diskutuar edhe rëndësia e zgjidhjes së lëndëve sipas arritjes në Gjykatë dhe zbatimi i Kodit të Etikës, si dhe çështje tjera që ndërlidhen me Departamentin Administrativ.