Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit A.P.

Është  shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit A.P.

Prishtinë, 09 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P. për veprën penale Vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 pika 1 të KPK-së. I akuzuari A.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muaj. I…

Prishtinë, 09 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P. për veprën penale Vjedhje e rëndë nga neni 253 paragrafi 1 pika 1 të KPK-së.

I akuzuari A.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muaj.

I akuzuari A.P. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen Arbëria me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marr një llap-top në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil. 

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.