Caktohet masa e sigurisë kundër të pandehurve G.S. dhe E.B.

Caktohet masa e sigurisë kundër të pandehurve G.S. dhe E.B.

Prishtinë, 05 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve G.S. dhe E.B. për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale Mashtrim nga…

Prishtinë, 05 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizoni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve G.S. dhe E.B. për shkak të dyshimit se secili veç e veç ka kryer veprën penale Mashtrim nga neni 323 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve G.S. dhe E.B. i’u ka caktuar masën e paraburgimit për secilin nga 1 (një) muaj.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale që i’u vihet në barrë dhe Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.